Meta, thirrje të fortë gazetarëve të ngrenë zërin kundër arrogancës së qeverisë

0
133

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje sot gazetarëve të pavarur të ngrenë zërin kundër arrogancës së qeverisë, duke mbështetur plotësisht, një reagim të gazetares së njohur Beti Njuma lidhur me vdekjen tragjike të vogëlushes në Himarë.

“Të gjithë gazetarët e pavarur të ngrenë me forcë zërin dhe të reagojnë ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë që po varfëron dhe po i vret shqiptarët – shkroi Meta në Fb. – Kjo analizë e gazetares, Beti Njuma, një zë i fortë, i pavarur dhe autoritar në media, është edhe një ftesë për kolegët e saj për t’i thënë troç të vërtetat që i shohim, i prekim dhe i ndjejmë çdo ditë! Për lirinë dhe pavarësinë e medias të gjithë jemi bashkë në aleancë kundër këtij regjimi”, ka nënvizuar Meta.

Në vazhdim, ai ka shtuar protestën e gazetares Beti Njuma ndaj qëndrimit nihilist që mbajti kryeministri Edi Rama përballë fatkeqësisë së fëmijës në Himarë, që tronditi opinionin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here