Takimi i SEECP-së në Sofje, koordinim për fluksin e refugjatëve

0
177

1454421346ditmir-bushatiMinistrat e Jashtëm te Europës Juglindore miratuan në takimin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë,inicuar nga Komisioni Europian, një Deklaratë të Përbashkët për flukset e refugjatëve që vijnë në këtë rajon nga Lindja e Mesme.

Në deklaratën e 13 vendeve të SEECP-së, theksohet angazhimi për një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë për përballimin e flukseve të emigrantëve. Duke theksuar se do të respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, vendet e Europës Juglindore thonë në deklaratë se do të ketë tolerancë zero për aktet që kanë si qëllim të sfidojnë vlerat e përbashkëta, sigurinë dhe rendin publik.

E ndërsa angazhohen për bashkëpunim më të mirë në kufij, vendet e Europës Juglindore shprehin se mirëpresin ndihmën financiare të BE-së, për një kundërpërgjigje më efikase të problemit të emigrantëve që vijnë nga Siria apo vende të tjera në konflikt. Shqipëria u përfaqësua në këtë takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, që gjatë fjalës së mbajtur shprehu pikërisht ndërvarësinë e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, për përballimin e krizës së refugjatëve dhe luftës kundër terrorizmit.

“Është e rëndësishme që kjo ndërvarësi të përkthehet në një mundësi bashkëpunimi të përforcuar të BE-së me vendet e rajonit, në mënyrë që këto vende të mbyllin me sukses proceset e shtet-ndërtimit demokratik” – theksoi ministri i jashtëm shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency