“Please save us from Soros”- Ja peticioni AntiSoros që iu dërgua presidentit Trump

0
180

Lidhjet e Sorosit me qeverinë janë të shumta, aq sa mund të thuhet se në çdo oragn shtetëror ai e ka kapur me tentakulat e tij, porditën e sotme, avokati i mirënjohur, Altin Goxhaj, përdori median sociale online për të publikuar një kërkesë-peticion drejtuar presidentit Trump.

Pikërisht një vit pas inagurimit të presidentit amerikan, Donald J. Trump, avokati i mirënjohur, gjithashtu edhe aktivist i Shoqërisë Civile, zoti Altin Goxhaj, një mik i mirë i DCNews dhe mediave të tjera konservatore, përdori median sociale për të krijuar një peticion në të cilin listohen një sërë arsyesh përse kongresi amerikan dhe presidenti Trump duhet të ndërhyjnë menjëherë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një peticion kundër miliarderit liberal të majtë, Xhorxh Soros, i cili ka më shumë se 27 vjet që po kap me “tentakulat” e tij çdo organ shtetëror. Peticioni i drejtuar Uashingtonit është një iniciativë e cila mund të realizohet vetëm me një njeri si presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në peticion listohen disa ankesa të cilat përfshijnë ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, programit USAID, veprimet e liderit të opozitës – i cili po përdoret si një kukull e Sorosit – dhe politika anti-amerikane e qeverisë liberale të Edi Ramës.

Peticioni është lëshuar zyrtarisht në uebsajtin Populli TV dhe fillon me fjalët “God Bless America! Please save us from Soros!”. Për të ndjekur peticionin e plotë, zbrisni më poshtë:

Linku i peticionit: 

https://www.facebook.com/events/2022031641399290/

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here