Idrizi: Greqia po i avancon kërkesat e saj, ndërkohë që kjo po kalon në Shqipëri pa u ndjerë

0
140

Kreu i PDIU-së ka reaguar ashpër ndaj qeverise duke thënë se me 25 qershor partia çame u penalizua nga Kodi Zgjedhor.

Ai tha se nëse do të ishte pjesë e ndonjë koalicioni, PDIU do të siguronte 7 mandate pasi ka marrë 76 mijë vota duke siguruar një rritje prej 30% të votive.

Në lidhje me mandatin e tij në Tiranë, të cilin nuk arriti për pak vota ta sigurojë,  Idrizi tha se qarqe greke në Tiranë nuk ishin të interesuara që PDIU të kishte peshë në Kuvend, duke shtuar se nëse do të ishte në Kuvend do kërkonte interpelancë për bisedimet me Greqinë. Idrizi konsideroi se Greqia po i avancon kërkesat e saj, ndërkohë që kjo po kalon në Shqipëri pa u ndjerë.

“Zgjedhjet e 25 qershorit ishin të çuditme nga mënyra si hynë në zgjedhje partitë. Ne u dënuam nga kodi zgjedhor, por edhe nga marrëveshja Rama-Basha që nuk lejuan koalicionet. Ne siguruam vetëm tre mandate me 76 mijë vota dhe pati tendencë që PDIU të mos kishte më peshë të madhe për shkak të kauzave që kishim. Ishte dhe lojë e qarqeve greke që nuk e donin PDIU-në në Kuvend”, tha Idrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here