UEFA merr masa të rënda nëse politika ndërhyn në zgjedhjet e FSHF-së

0
166

UEfa e ka bërë të qartë, politika duhet të qëndrojë larg futbollit. Këto fjalë kanë rënë në vesh të shurdhët dhe Rama nuk heq dorë. Por a e kupton kryeministri ynë se kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda?

Në lidhje me ndërhyrjen e një pale të tretë në garën elektorale në një federatë, UEFA në Statutin e saj është kategorike.

“Në artikullin 7, pika 2, saktësohet se çdo federatë anëtare duhet të menaxhojë zgjedhjet e pavarur, pa asnjë ndërhyrje nga palë të treta.

Çdo anëtar duhet të sigurojë në statut një procedurë demokratike që garanton se organi ekzekutiv zgjidhet lirshëm dhe organet zgjidhen ose emërohen krejtësisht të pavarur.

Asnjë strukturë apo vendim të ndërmarrë që nuk është në përputhje me lirshmërinë e federatës dhe pavarësinë nga çdo palë, ndërhyrjet nga pala e tretë, nuk do të njihet nga UEFA”, citohet në statutin e qeverisë europiane të futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here