Vajza nga Librazhdi tenton t’i jap fund jetës

0
285

Ngjarje e rëndë në një fshat të Librazhdit. Një vajzë e re ka pirë një grusht me paracetamol dhe përfundon ën gjendje të rëndë në spital. Rasti u regjistrua në fshatin Bardhaj.

Në kushtet e tronditjes së rëndë nervore A.B. 18 vjeçe është mbyllur në dhomë në banesën e saj dhe ka pirë 19 kokrra paracetamol. Gjendja e vajzës ka ardhur duke u përkeqësuar dhe vetëm kur po manifestonte shenja të rënda helmimi u ka treguar familjarëve, njofton infoelbasani.  Ata e kanë dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat që detyruan vajzën që të ndërmarrë aktin fatal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here