Milano/ Plagoset një familje shqiptare nga një shpërthim në pallat

0
210

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në Itali. Shpërthimi ka ndodhur në një pallat pesëkatësh në komunën Sesto San Giavanno në Milano.

Sipas hetimeve rezulton se janë plagosur 6 persona, ku 5 prej tyre janë anëtarët e një familje shqiptare. Shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e një 73 vjeçari italian, i cili ka pësuar djegje të rëndë në trup. Banesa e tij është shkatërruar plotësisht.

Në apartamentin ngjitur me të strehohej një familje emigrantësh shqiptarë me 5 anëtarë; një çift i ri në moshën 35 e 32 vjeç, prindërit e njërit prej tyre në moshën 68 e 62 vjeç e djali 10 muajsh.

Nga verifikimet e ditës së sotme, autoritetet italiane kanë evakuuar banorët e pallatit duke i strehuar në një hotel të zonës.

 

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi motivin e këtij shpërthimi por sipas Roberto Di Stefano kryetarit të Bashkisë së komunës Sesto San Giovanni, hetimet e para hedhin dyshimin e shpërthimit të një tubature gazi.”

“Shpërthimi i ngjante një bombe” kanë rrëfyer banorët e  pallatit. Ishim në gjumë e na ka trembur shumë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here