Lori më në fund me programin e saj

0
202

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha nuk preferon të dalë në një ekran tjetër përveç Top-it. Edhe në televizionin që familja e saj drejton, Lori rrallëherë shfaqet në një emision.

Gjithsesi në verë është xhiruar emisioni “Guximtarët” që transmetohet në Digitalb. Teksa udhëtonin drejt Llogarasë për të bërë një hedhje me parashutë me Bora Zemanin, fashionistja ka treguar paksa planet që ka në mendje.

Lori ka treguar se po mendon të ketë një emision të sajin.

“Po mendoj për një program, format që ta shpik komplet unë, që s’e kam parë diku tjetër në televizione, të jem autore”,-u shpreh Lori. Neve në fakt na mbetet vetëm të presim se çfarë do të sjellë në ekranin e Top Channel Lori Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here