Manjani: Njerëzit politikë në KLGJ e KLP duhen shkarkuar…

0
159

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar detajet e reja që kanë dalë për aktivitetin politikë të emrave të zgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Manjani thotë se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me emërime politike në drejtësi, por me drejtim politik të gjithë drejtësisë. Komentet e ish-ministri vijnë pas publikimit në mediat të fakteve se një anëtar i KLGJ ka qenë pjesë e Fondacionit “Qemal Stafa” të Partisë Socialiste që drejtohej nga ish-minsitri Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim për trafik droge.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Media ka zbuluar se edhe një anëtar goglash të KLGJ, qenka marrë me veprimtari politike për llogari të PS.

Të gjithë ata janë emëruar në KLGJ e KLP, jo vetëm nga një parlament pa shumicë, por edhe nga radhët e bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve aktivë të PS-së.

Me neutrali ndër shfaqet thjesht si urryes i partive të opozitës!

Kjo nuk quhet më kapje, por drejtim politik i drejtësisë!

Në rotacionin më të afërt politik të pushtetit, ata duhen shkarkuar të gjithë siç janë!

Jo për tu zëvendësuar me militantë të tjerë por me njerëz të zotë e me integritet!

Opozita duhet ta premtojë këtë gjë, jo vetëm ta denoncojë!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here