Gjykata e Milanos dënon me 10 vite burg shqiptarin xhihadist dhe 9 vite bashkëshorten e tij

0
132

Gjykata e Milanos ka dënuar me 10 vite burg shqiptarin Aldo Kobuzi, dhe me 9 vite bashkëshorten e tij, Maria Giulia Sergio, e njohur ndryshe si Fatima.

Çifti prej më shumë se dy vjet ndodhet në Siri ku lufton përkrah Shtetit Islamik, ISIS, ndaj dhe vendimi për ta është dhënë në mungesë.

Akuzat për Aldo Kobuzin dhe bashkëshorten e tij konsistojnë në lidhjet e tyre me aktivitetet terroriste ndërkombëtare dhe udhëtim me qëllim terrorizmin.

Gjithashtu nga Prokuroria e Milanos kërkoi dënim me burg edhe për babanë e Fatimas, Sergio Sergio, për të cilin u kërkua dënim me burg për 3 vite e 4 muaj. Po ashtu në këtë çështje janë të përfshirë edhe disa familjare të Aldo Kobuzit.

Disa muaj më parë 29- vjeçarja italiane e konvertuar në myslimane zuri faqet e para të gazetave italiane, pasi u kërkonte prindërve të saj që t’i bashkoheshin në Siri. Sipas saj atje ishte e lejueshme prerja e kokave dhe kjo gjë shumë shpejt do të bëhej dhe në kryeqytetin italian, Romë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here