Aurela Hoxha i jep fund miqësisë me fotografin e njohur

0
229

Deri pak kohë më parë, ata ishin dyshja e pandashme modele-fotograf, që përveç anës profesionale, ndanin edhe një miqësi të mirë, duke shpërndarë në rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme kujtime nga udhëtimet apo momentet e tyre së bashku.

Mirëpo, duket se miqësisë mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit i ka ardhur fundi. Përveçse ata nuk shihen më së bashku në rrjetet sociale, ditëlindja e Endritit së fundmi ishte prova më e mirë për këtë.

Aurela ka munguar në festën e madhe të organizuar në nder të fotografit dhe si kurrë më parë, nuk i ka bërë as edhe një postim urimi në Instagram.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkatërruar miqësinë mes tyre, por duke marrë parasysh afrimitetin e madh që kanë pasur, me shumë gjasa ka qenë një sherr për diçka madhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here