Visa abdyli, 26 vjeç është dënuar sërish nga autoritetert norvengjeze, këtë herë për mashtrim.
Shqiptaro-norvegjezi, pasi ishte dënuar me 7 muaj burg për mbështetje të luftëtarëve të huaj në grupin ekstremist ISIS, del sërish para drejtësisë.
26-vjeçari i akuzuar për mashtrim të rëndë u dërgua në Gjykatën e Oslos të premten dhe u mbajt në paraburgim, shkruan Aftenposten. Policia u justifikua me faktin se ai duhej mbajtur në burg për të mos shkatërruar provat.
Terroristi shqiptaro-norvegjez që ishte dënuar njëherë nuk ka filluar ende të kryejë dënimin që iu caktua javën e kaluar nga Gjykata e Lartë. Atje ai u dënua me 7 muaj burg pasi u përpoq të dërgonte veshje dhe mjete të tjera vëllain e tij, Egzon Avdylin, që iu vra më vonë në Siri. Avokati i tij nuk pranoi të komentojë.