Mban rekordin për menaxhimin e Covid-19, Tajvani s’është izoluar kurrë, ja çelësi i suksesit…

0
89

Tajvani do të mbahet mend si shteti më i suksesshëm në botë sa i përket trajtimit të pandemisë nga Covid-19, ku deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara, shtatë vdêkje dhe asnjëherë nuk është izoluar.

Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimet anti-Covid, bota duhet të mbetet vigjilente ndaj virusit. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka deklaruar se të dhënat shkencore mbi efektin e vaksinës janë akoma të pamjaftueshme.

“Gjatë periudhave të para të vaksinimit, njerëzit duhet të vazhdojnë me masat e sigurisë”, i tha ai BBC-së.

Suksesi në luftën kundër koronavirusit i është atribuuar kryesisht kontrolleve të hershme dhe të rrepta në kufij, ndalimi i vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë banorët e Tajvanit që kthehen në vend.

Shih-chung ka deklaruar se nuk e vë në dyshim sigurinë e vaksinave nëse ato ofrojnë imunitet, mirëpo shton se nuk ishte e qartë në çfarë mase dhe kohe do t’i mbronte ajo njerëzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here