E zë korrenti teksa kryente nevojat personale

0
231

E zë korrenti teksa kryente nevojat personale pranë kabinës elektrike, humb ndjenjat qytetari në Durrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një qytetar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa kryente nevojat personale, në afërsi të kabinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Dëshmitarët në vendngjarje, bëjnë me dije për “DurrësLajm” se qytetari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është dërguar pa ndjenja në spital me makina të rastit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here