Protesta e PD/ Flet Sali Berisha: Kjo është një betejë që s’do ketë të sosur. Ajo që patë sot, vetëm faqja e parë e saj

0
419

Sali Berisha ka folur për mediat në Bulevardin Deshmoret e Kombit.

Berisha paralajmeroi se “kjo qe pate sot eshte vetem faqja e pare e levizjes se pandalshme”.

“Në këtë kontekst kjo është një lëvizje e pandalshme, kjo është një betejë e cila s’do ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj”, theksoi Berisha.

Në narkoshtet, për fatin më të zi të këtij vendi, narko qeveria e narko opozita janë e njëjta gjë.

Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju vigane në këmbë e cila u paraqit në protestë paqësore e u përball me mjetet më të egra të dhunës

Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve.

Nuk kishte njeri dhe ska asnjë problem me asnjë deputet të PD përvecse me pengun e Edi Ramës që quhet Lul Brava.

Në këtë kontekst kjo është një lëvizje e pandalshme, kjo është një betejë e cila sdo ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj.

Shqiptarët e lirisë janë këta, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohn rëndë. Janë ppulli i refrendumit të lirisë, janë qytetarët që rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë nuk pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut që u mbrojt me metodat më banditeske me të gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës.

Një mirënjohje të pakufishme dnaj gjithë dhjetra mijëra qytetareve që sot bënë historinë me protestën e tyre. U garantoj se kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës së burrave dhe grave djemve e vajzave për liri, dinjitet njerëzor por edhe shoqëror

Ju ftoj të vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur,. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i Meduzës për të shpëtuar Lul Bravën, është e kotë, Lul Brava është një kufomë politike e pakallur dhe jo sot, por ditën kur 44 mijë anëtarë të PD votuan për shkarkimin e tij”.

A do vijojë protesta ditën e sotme?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here