Gjest skandaloz i burrit në Tiranë, vajzat që e filmuan kanë një mesazh (VIDEO)

0
181

Të jesh femër në një shoqëri si e jona është e vështirë. Deri vonë gratë që i jepnin makinës dhe kishin një tillë ishin të rralla, por sot ka ndryshuar disi ky raport.

Ditën e sotme një skenë aspak e hijshme është filmuar në Tiranë, ku një burrë pasi ka parakaluar në krah të kundërt ka ndaluar në mes të rrugës duke shkaktuar edhe trafik.

Në këtë moment dy vajza që ndodheshin prapa tij i kanë rënë borisë si shenjë që të hapte rrugë, pro ai ka filluar të shajë dhe më pas ka degjeneruar duke nxjerrë organin gjenital në mes të rrugës.

Qytetarja që ka dërguar pamjet për “JOQ.al” ka shkruar:

“Përshëndetje JOQ! Video është bërë sot në mëngjes te rotondo e re te pallati me shigjeta. Burracaku parakaloi në krah të kundërt dhe pastaj ndaloi pasi i ramë bories, bllokoi rrugën, doli nga makina dhe filloi të shante!

Po të mos kisha nxjerrë telefonin t’i bëja video mund edhe të vinte të tentonte të hapte makinën. Kur pa videon u step, po përsëri nuk i doli inati.

Nuk e lëvizi makinën dhe doli përsëri nga makina duke kapur organet gjenitale e duke thënë: na filmo këto!

Ne ishim dy femra ne makine! Uroj me shpirt të mos ketë vajze ai se me atë lloj konsiderate që kishte për femrën ajo qyqa mund të abuzohet në bazë ditore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here