Këshilla për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm

0
149

Rapid SOS, një startup me selinë Nju Jork, e cila po modernizon mënyrën se si njerëzit lidhen me shërbimet emergjente, po rritet me ritme shumë të shpejta.

Aplikacioni i saj në smartphone, që njihet me emrin Haven, u lejon përdoruesve të japin vendndodhjen e tyre të saktë me shërbimet e emergjencës.

Ky aplikacion u hodh në treg në qershor të 2016 dhe që sipas kompanisë krijuese pritet të përfshihet në mbi një milionë pajisje smartphone deri në fund të këtij viti. Themeluesi i Rapid SOS, Michael Martin, u bë pjesë e renditjes prestigjioze të këtij të 30 sipërmarrësve të rinj më të talentuar poshtë të 30-ave.

Ky sipërmarrës 29-vjeçar u shpreh për Business Insider, se ideja e tij për këtë aplikacionin kishte ardhur pikërisht nga një përvojë e tij personale shumë e rëndësishme. “Një mbrëmje, isha duke u kthyer në shtëpinë time në Nju Jork dhe vura re se dikush po më ndiqte. Nuk doja që t’i lija të kuptonte personit që po më ndiqte që unë e kisha kuptuar një gjë të tillë, prandaj nuk telefonova 911 e policisë po klikova në aplikacionin e makinave me vetëdrejtim Uber. Dhe pikërisht në atë moment, makina e goditi atë, shtoi ai.

Lidhja me 911 duhet të jetë po aq e lehtë sa edhe ajo e një Uber-i. Megjithatë, lehtësia që ky aplikacion ofron nuk është pika e tij më e fortë. Martin tha se ai aplikacion ka trajtuar disa nga çështjet më të rëndësishme të infrastrukturës së linjave të telefonave fiks (gjatë kohës kur ata konsideroheshin si mjetet kryesore të komunikimit). Ky sistem është ndërtuar në atë mënyrë që të mos krijohet asnjë shkëputje në momentin që ti i bie.

Edhe pse shumë i rëndë si fakt, ai duhet të përmendet në këtë kontekst, se mbi 10,000 vetë vdesin në vit, sepse thirrjet që ata bëjnë ndaj shërbimeve të emergjencës ndërpriten, ose rasti tjetër i keq kur shërbimet e caktuara të emergjencës nuk arrijë të lokalizojnë vendndodhjen e saktë të personit që ka telefonuar, shtoi ai. Martin tha gjithashtu për Business Insider se udhëtimi i tij si sipërmarrës i kësaj fushe nuk kishte qenë aspak i lehtë dhe atij iu deshën pothuajse mbi katër vjet që ta hidhte këtë produkt në treg.

Sipas Martin, tre janë gjërat më të rëndësishme që të gjithë sipërmarrësit e rinj duhet t’i kushtojnë rëndësi: Pasioni më të cilin ata janë duke e zhvilluar një sipërmarrje të re, sepse kjo është e vetmja gjë që mund t’i mbajë ata të në këmbë dhe që të mos t’i lejojë që të dorëzohen përballë sfidave të ndryshme me të cilat do të përballen.

Sfidojeni veten dhe ndërmerrni sfida të cilat dalin jashtë zonës suaj të rehatisë. Bëni diçka ndryshe, të cilën nuk e keni bërë më parë, dhe pikërisht ky ndryshim do t’ju bëjë që të ndërmerrni edhe hapin e madh për të bërë gjëra ndryshe nga të tjerët, por mbi të gjitha të suksesshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here