Analisti Bushati: Rama përdor kostumin e kryeministrit për të shitur veten si artist

0
181

Gazetari dhe analisti Andi Bushati, ka komentuar ditën e sotme shkrimin e bërë nga mediat e huaja, ku dy kritikë arti në bienalen e Venecias, kanë thënë se pikturat e Ramës duken sikur i ka bërë ndonjë i droguar.

Sipas Bushatit, problemi më i madh i shqiptarëve nuk është nëse Rama merr drogë apo jo, por sepse ai po përdor kostumin e kryeministrit për të shitur veten si artist.

“Unë jam çuditur nga kundërshtarët e Ramës. Për mua problemi real është mes Ramës si kryeministër dhe Ramës në fushën tjetër. Paradoksi është se Rama po përdor kostumin e kryeministrit për të thënë që ja shqiptarët paskan dhe një artist. Kjo është një fabul e rreme. Epitetet më duken qesharake. Edi Rama akuzën që merr drogë, që është kryetrafikant i drogës, problemet me drogën nuk i ka më si akuzë. Kjo pjesë që shumica e mediave kapën si lajmin e ditës, nuk bën çudi. Problemi është më i madh. Ç’është ky njeri që kërkon të përdorë pushtetin politik për të kapur famën e artistit. Ç’është ky që me çdo kusht do të thotë që është i madh dhe përdor pushtetin politik?!”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here