U infektua me koronavirus, Trump: Jam shumë mirë, do të rikthehem në punë!

0
103

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump reagon për gjendjen e tij shëndetësore pas shtrimit në spital pasi rezultoi pozitivë me COVID-19, sëbashku me bashkëshorten Melania.

I veshur me këmishë dhe xhaketë, përmes një videomesazhi në Twitter, Trump falenderoi të gjithë stafin mjekësor të “Walter Reed National Military Medical Center”.

Presidenti i SHBA-ve, u shpreh gjithashtu se është i gatshëm t’i rikthehet sa më parë fushatës elektorale.

Unë jam mirë me shëndet. Ne jemi duke punuar shumë, që unë të kthehem në punë.

Sepse më duhet të kthehem, për ta bërë Amerikën, sërish të shkëlqyer”, shprehet Trump.

Ndërkohë mjekët që po merren me trajtimin e tij shprehen se Presidenti është në gjendje të qëndrueshme por ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për shëndetin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here