Conte i kundërpërgjigjet Mourinhos

0
159

Conte i është kundërpërgjigjur Mourinhos që e quajti “një palaço në stol”, për shkak të festimeve.

Aksi Mançester-Londër është bërë mjaft i zjarrtë, për shkak të polemikave të vazhdueshme të Jose Mourinhos dhe Antonio Contes.

Së fundi, portugezi akuzoi sërish Conten se e ekzagjeron shumë me festimet, madje e quajti italianin e Chelseat, “një palaço në stol”.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Contes, që tha se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga stoli i Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte.

Raportet mes tyre ishin përkeqësuar vitin e kaluar kur Chelsea e shkatërroi Manchesterin me rezultat 4:0, ndërsa në fund të ndeshjes Mourinho i pëshpëriti Contes që të festojë si i çmendur për 1:0 e jo atëherë kur skuadra shënon për 4:0

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here