18 fitore me radhë, këtu është ndalur Manchester City, duke mos arritur të barazojë rekordin e Bayern Munich, prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme në ligë.
Manchester City është ndalur pas 18 xhirove, duke barazuar 0:0 me Crystal Palace.
Synimi i Pep Guardiolas ishte që të thyejë rekordin e vënë kur ishte në stolin e Bayern Munich, 19 fitore me radhë, ecuria më e mirë në top pesë ligat Evropiane, por te City u ndal me 18.
Si do që të jetë, Guardiola tashmë ka shkruar emrin në librat e historisë që i mban dy vendet e para me 19 dhe 18 fitore me radhë me Bayern dhe tani Man City, duke lënë prapa Interin e Roberto Mancinit me 17 fitore me radhë në ligë.
Vendin e katërt e ndajnë Monaco, Real Madridi (2016) dhe Barcelona, me nga 16 fitore me radhë.