Shkozë/ Viti i Ri me fëmijë të pangrënë e prindër të dëshpëruar, komuniteti rom “peng” i varfërisë!

0
149

Fëmijë të zbathur, të paveshur e të pangrënë… Prindër që nuk mund t’ju ofrojnë as një tryezë me ushqime të bollshme e as dhurata për fundvit.Ky është realiteti i shumë familjeve rome që jetojnë në Shkozë tek banesat sociale. Ndërrimi i viteve i pret këta banorë me duar nga qielli. Të pa integruar ata përfaqësojnë një komunitet që është lënë në harresë nga institucionet dhe shoqëria. ” Nuk kemi të hamë, e jo më të festojmë fundvitin. Ne se kemi festuar kurrë Vitin e Ri. Do doja shumë t’i blija fëmijëve dhurata, por është e pamundur” shprehet një grua rome me lotë në sy. ” Është e vështirë ne s’kemi asgjë shihni frigoriferin ai është bosh” shprehet një tjetër nënë. Fëmijët mbeten fëmijë ata buzëqeshin edhe pse në sytë e tyre ndjehet ftohtësia.

“Unë do doja të kisha në fundvit një kukull , asnjëherë nuk kam pasur një dhuratë për fundvit , mami më thotë që nuk kemi lekë ” shprehet një vajzë 8-vjeçare. ” Unë dua një bicikletë për fundvit dhe bakllava ” shprehet një tjetër fëmijë

” Asnjëherë s’kam marrë dhuratë dhe asnjëhërë s’kemi festuar Vitin e Ri”- shprehet një vogëlush 3 vjeçar. Një situatë e tillë është edhe për fëmijët që lypin. Këta të fundit nuk kanë mundur dot të gëzohen për fundvit. “Nuk kam asgjë për fëmijët e mi. Dalim lypim në rrugë si çdo ditë edhe për Vit të Ri këtë do bëjmë” shprehen një nënë rome.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here