Barça nuk heq dorë nga Coutinho

0
148

Barcelona ende nuk është dorëzuar për Philippe Coutinhon, të cilin do të tentojë ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja katalonase, Mundo Deportivo shkruan se Barcelona edhe një herë tjetër do të tentojë transferimin e Philippe Coutinhos.

Braziliani ishte shumë afër transferimit verën e kaluar, por gjithçka përfundoi dy orë para mbylljes së afatit kalimtar.

Pavarësisht se Barcelona po kryeson La Ligan, trajneri Ernesto Valverde dëshiron që skuadra të përforcohet në janar.

Në rast se dështon sërish ky transferim, atëherë katalonasit do të tentojnë edhe një herë tjetër gjatë verës së ardhshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here