Shehu: Rama tregoi mosmirënjohje dhe pabesi ndaj mikut tonë të madh

0
183
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Deputeti i Partisë Demokratike z. Tritan Shehu ka kritikua ashpër pabesinë që Kryeministri Edi Rama i bëri aleatit tonë SHBA-së me votimin kundër në OKB.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai thekson se për të bërë një mik të madh nuk ndodh lehtësisht e as nuk mund të bësh shpejt, por për ta humbur atë mjafton vëtëm një çast. Kryeministri ynë tregoi mosmirënjohje dhe pabesi ndaj aleatit tonë më të madh.

Ja postimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojne kete dite ne te cilen u vecuan per tu sulmuar ne Asamblene e Pergjitheshme per vete aktin e ushtrimit te te drejtes si vend sovran.
Ne do ta kujtojme kete dite kur……shume vende te vijne te na kerkojne, sic bejne aq shpesh, qe te paguajme akoma me shume dhe te perdorim ndikimin tone ne dobi te tyre.” tha se fundmi Ambasadorja amerikane ne OKB, Zj. Halej.
Mbas kesaj deklarate nuk besoj se ka me dyshime per pergjigjen e pyetjes:
“A do te konsiderohet nga ShBA vota jone absurde ne Asamble si nje vote kunder vete atyre?”
Nga askush tjeter pervecse ShBA-ve mund te vije kjo pergjigje.
Dhe kjo pergjigje ka ardhur perseri e qarte prej tyre, ashtu sic dhe ishte paralajmeruar.
Pavaresisht kjo demagogjive te atyre qe per aventurizem, “lidhje a dashuri” te tjera, nuk deshen e nuk duan ta “kuptojne” kete, duke cenuar keshtu rende interesat e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku ata jetojne, ky tashme eshte nje fakt i hidhur per ne.
Kjo e vertete tragjike nuk mund te cbehet nga disa “avokete” te qeverise, por vetem nga nje levizje te madhe mbarekombetare.
Te besh nje mik te madh nuk ndodh as lehtesisht e as me shpejtesi, por ta humbesh ate mund te mjaftoje vetem nje cast ku tregon mosmirenjohje a pabesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here