Vdekja e Florenc Beqirajt/ Flet ambasadori i Shqipërisë: Ja çfarë pritet të zbulohet

0
219

Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike me News24, ka folur në lidhje me ngjarjen ndarjen nga jeta të të riut shqiptar Florenc Beqiraj në Marsejë.

Sipas Tolës, në trupin e viktimës nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. “Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm . Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij.

Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës.  Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit.

Do të kryhet autopsia.  Dje mil la asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet pas autopsisë, dhe pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht” tha Tola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here