Fasada e stadiumit, Rama replikon në “Facebook” me komisionerin e PS, do ju lënë pa fjalë

0
120

 

Kryeministri Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin social “Facebook” sa i përket fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, e cila është shembu Shumë komentues e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, që është shpallur monument kulture. Mirëpo, Rama shkruan se ajo do të rindërtohet siç ka qenë me pak ndryshime. Kjo nuk i ka penguar komentuesit që të shprehin zhgënjimin e tyre në profilin e Ramës. “Bravo të qoftë je shumë finok. Këtu e kupton ti çfarë populli dele jemi dhe shumë mirë na e ben”, i shkruan një komentues me emrin Dariel Ramës. “Tall trapin e hedh në fb dhe thua do të zhvendoset sikur po zhvendos një vazo me lule. Dhe delet mbrapa thonë bravo fasadë komuniste. Se çfarë lidhje ka ajo me komunizmin vetëm këta e dinë. Ajo është fasadë e italianit. Këtu është bërë me ikë një sekondë më parë”, vijon komentuesi. Më pas Rama përgjigjet si më poshtë: “Dariel me fal po ti flet siç flasin njerezit qe nuk duan te mesojne, nuk duan te degjojne, nuk duan te kuptojne! Zhvendosja dhe rivendosja e nje monumenti kulture per arsye te nje ndertimi apo rindertimi, sot ne bote eshte nje operacion rutine! Sepse nuk mund te ndertohet stadiumi i ri pa u zhvendosur paraprakisht fasada e vjeter.

Dariel2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here