Ja super këshilla e Angelina Jolie për të gjitha femrat

0
279

Edhe pse gjithmonë në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie ka bërë edhe më shumë publikun për vete pas ngjarjeve të fundit në jetën e saj. Aktorja po eksperimenton me regjinë, megjithatë do t’i rikthehet aktrimit me ‘Maleficient 2’. Në një nga intervistat e saj të fundit, Jolie ka folur jo pak për femrat në mbarë botën.

“Gjithçka varet nga mënyra se si e përdor inteligjencën dhe me çfarë e plotëson veten”, ka thënë fillimisht Angelina. “Një femër që e shpenzon kohën për pazare është një lloj femre, një tjetër që i përkushtohet leximit, udhëtimeve dhe bisedave me njerëz të tjerë është një lloj ndryshe femre. Dhe pikërisht rasti i dytë është ajo që çdokush nga ne do dëshironte të ishte. Besoj se duhet t’i inkurajojmë vajzat e reja të bëhen kështu, sepse boll më janë ngopur me të tjerat. Do ta ndjejnë dhe do ta kuptojnë. Do bëjnë të pamundurën të përmirësohen pasi do të jenë më të vetëdijshme për botën”, ka vijuar edhe më tej Jolie.

Aktorja ka qenë gjithmonë një aktiviste e denjë e të drejtave të njeriut, por tashmë duket se po jep dhe një kontribut të madh për figurën e femrave në përgjithësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here