Ambasada e Francës, për Florencin: Autopsia do tregojë pse vdiq

0
143

Pas protestave të zhvilluara sot para ambasadës franceze, për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë, vjen edhe reagimi i ambasadës.

Ambasada franceze,  në një njoftim të shpërndarë për mediat, shpreh ngushëllimet për familjen e Florencit dhe shton se ngjarja është nën hetim.

Ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë që do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar, i cili dyshohet se u dhunua në kamp, e ra në gjendje kome.

Shoqëria civile e mbështetur nga shumë qytetarë zgjodhi të protestonte sot para Kryeministrisë dhe para ambasadës franceze. Në protestë ishin të pranishëm dhe familjarë të Florenc Beqirit.

Reagimi i plotë ambasadës së Francës në Tiranë
“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

Protesta sot në Tiranë
Dhjetëra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë sot në protestë për vrasjen e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë. Qytetarët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule pranë fotografisë së Lorencit që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në një vend për strehimin e azilkërkuesve.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët hodhën parulla kundër qeverisë dhe kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo nëpër botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here