Skandali i ilaçeve, kanë përfituar mbi 60 farmaci në gjithë vendin

0
138

Skandali i ilaçeve, kanë përfituar mbi 60 farmaci në gjithë vendinProkuroria e Tiranës identifikon rreth 60 farmaci në nivel kombëtar, të cilat kanë abuzuar duke përfituar shuma të mëdha parash me recetat e ilaçeve të rimbursueshme. Task-Forca e Prokurorisë, krahas hetimit për 5 farmacitë fiktive të cilat brenda 3 muajve kishin përfituar rreth 500 mijë euro, kanë sekuestruar të gjitha kontratat e farmacive me Fondit e ilaçeve të rimbursueshme. Nga verifikimi paraprakë, prokurorët dyshojnë se janë rreth 60 farmaci apo kompani farmaceutike të cilat kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma të mëdha parash me receta të falsifikuara në gjithë Shqipërinë. Sipas akuzës, parregullsitë janë vënë re në disa kontrata të farmacive me vendndodhjen në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër e Vlorë, por nuk mbeten jashtë verifikimit edhe kontratat me farmacitë në rrethe të tjera. Për hetuesit, dyshohet që shuma që mendohet se kanë përfituar në mënyrë të parregullta këto farmaci kap vlerën e miliona eurove. Sipas akuzës, hetimi është përqendruar tek disa nga këto farmaci, të cilat në krahasim me të tjerët kanë numrin më të madh të ilaçeve të rimbursueshme dhe një fond të konsiderueshëm të parave të fituara. Mësohet se verifikimi i këtyre kontratave ka të bëjë me plotësimin e procedurave ligjore të kontratës, mënyrën e zbatueshmërisë së saj, si dhe afatet e rimbursimit të recetave të dorëzuara nga farmacitë përkatëse. Nga hetimi, rezulton se disa farmaci kanë firmosur kontratat me fondin e rimbursimit pa u pajisur me dokumentacionin e plot të ilaçeve, ekskluzivitetin e të cilave e kanë marr nga kompanitë prodhuese. Sipas prokurorisë, për llogari të kësaj dosje, grupi hetimor po vazhdon marrjen në pyetje të pronarëve dhe administratorëve të këtyre farmacive si dhe mjekët, me firmat e të cilëve janë rimbursuar ilaçet e shtrenjta. Ndërsa në procedim janë marr nga organi i akuzës 10 persona, ku disa prej tyre vazhdojnë të mbeten në qeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here