Mashtrimi i qeverisë me pagat. Rritja nuk kompeson as inflacionin e deklaruar nga INSTAT

0
364

Hera e fundit që punonjësit e sektorit publik kanë përfituar rritje page, është korriku i vitit 2013. Në atë kohë qeveria në ikje e Sali Berishës, i rriti rrogat mesatarisht 5 për qind. Shtesa u la në korrik për të mos influencuar rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën në 23 qershor.

Që prej asaj kohe rrogat për sektorin publik janë ngrirë, duke mos u rritur asnjëherë për tre vjet. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në tre vitet e fundit çmimet në Shqipëri janë rritur të paktën me 5.5 për qind.

Por për mallrat jetik,ushqimet çmimet në tre vitet e fundit janë rritur me 12 për qind duke varfëruar punonjësit e sektorit publik.

Image

Por veç ngrirjes trevjeçare të rrogave, qeveria e majtë ka sjellë edhe një tjetër dhuratë të hidhur për punonjësit e sektorit publik. Ajo hoqi shpërblimin e fundvitit, i cili i vetëm kompensonte thuajse tërësisht inflacionin.

Rritja me 10 për qind e pagave, për të cilën qeveria pretendon se është më e madhja e akorduar ndonjëherë, në të vërtetë nuk arrin të kompensojë as inflacionin, shkruan syri.net.

Më konkretisht, me rritjen 10% pas tre vitesh, pagat e vitit 2016 mbeten përsëri 2% me të ulëta se sa pagat e vitit 2013 për të gjithë punonjësit e administratës, nëse përfshihet edhe shpërblimi i fundvitit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here