City nuk njeh kundërshtar

0
138

Ecuria e fitoreve të Manchester Cityt ka shkuar në 17 me turpërimin që djelmoshat e Pep Guardiolas ia bënë Bournemouthit të shtunën pasdite në “Etihad Stadium”.

City e mposhti Bournemouthin me rezultat të thellë 4-0 me dy gola të shënuar nga argjentinasi Sergio Aguero dhe dy tjera nga Raheem Sterling dhe mbrojtësi Danilo.

Me 18 fitore (17 radhazi), një barazim dhe asnjë humbje, City është e para në renditjen tabelore të Premier Ligës me 55 pikë, 14 më shumë se Manchester United, që renditet i dyti me 41 por me një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Bournemouth ka vazhduar me humbje dhe mbetet e 18 në tabelë me 16 pikë, gjë që ia rrezikon mbetjen në ligë sezonin e ardhshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here