Dannarumma “tradhtohet” nga PSG

0
144

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma nuk do të transferohet në PSG.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i PSG-së, Antero Henrique i cili hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të 18-vjeçarit drejt Francës.

Marrëdhëniet e Gianluigi Donnarumma-s me tifozërinë e Milanit, janë në kulmin e tensionit, për shkak të disa deklaratave të bëra nga menaxheri i portierit, Mino Raiola, që akuzonin kuqezinjtë për dhunë psikologjike në momentin e firmosjes së kontratës.

Tifozët e Milanit i kanë kërkuar portierit të tyre, të distancohet nga Raiola, ose të pranojë deklaratat e tij dhe të largohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here