Kush janë golashënuesit më të mirë të El Classico-s?

0
149

Prej 1 dekade Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po e bëjnë “magjike” përballjen mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Më 23 dhjetor luhet “El Clasico” e madhe ku argjentinasi dhe portugezi pozicionohen në tre vendet e para në golashënuesin më të mirë në gjithë historinë e këtij dueli.

Ja 10 futbollistët me më shumë gola në “El Clasico”:

1-Lionel Messi ka shënuar 24 gola kundër Real Madridit

2-Alfredo Di Stefano gjatë viteve 60’ i ka shënuar Barcelonës 18 gola

3-Cristiano Ronaldo ka shënuar 17 gola dhe të shtunën ka rastin e shkëlqyer për të barazuar pse jo edhe për të kaluar legjendën Di Stefano.

4-Raul Gonzalez ka ndëshkuar  “Blaugranat” plot 15 herë

5-Cesar Rodriguez i ka shënaur Realit 14 gola.

6-Ferenc Puskas mbërriti në një moshë relativisht të madhe te Reali, megjithatë për aq kohë sa luajti mundi ta ndëshkonte 14 herë Barçën.

7-Paco Gento i Realit ka shënuar 14 herë në El Clasico.

8-Carlos Alonso (Real Madrid) i shënoi Barcelonës 12 gola

9-Josep Samitier i shënoi Realit 10 gola

10-Hugo Sanchez i shënoi Barcelonës 10 gola

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here