“Policia që duam” procedon 10 deputetë, mes tyre edhe Monika Kryemadhi. Po forcat blu që rrahën qytetarë e deputetë kur do procedohen?

0
160

Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës ka nisur procedim në gjendje të lirë për dhjetë deputetë të opozitës. Gjashtë deputetët e PD dhe LSI do të procedohen për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së djeshme, mes tyre është edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Policia ka dhënë inicialet e deputetëve, ndërsa rezultojnë se janë 6 deputetë të PD-se e 4 të LSI-se.

Deputetët e proceduar janë: 

LSI

1-Monika Kryemadhi
2-Kejdi Mehmetaj
3-Florida Kërpaçi
4-Endrit Brahimllari

PD

1-Ervin Salianji
2-Flamur Noka
3-Genti Strazimiri
4-Klevis Balliu
5-Grida Duma
6-Edi Paloka

Ndërkohë janë arrestuar 6 persona dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit. Ndërsa një person tjetër është proceduar për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Ndërkohë për Eno Bozdon ka nisur procedimi penal “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”

Të arrestuarit janë:

1-Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
2-Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
3-Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
4-Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
5-Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
6-Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Ata akuzohen se kanë hedhur sende të forta në drejtim të policisë, materiale piroteknike si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë në përmbushje të detyrës. Si pasojë e dhunës 6 efektivë janë plagosur.

 

Procedimi i deputetëve erdhi pas protestës së djeshme të opozitës kundër emërimit të kryeprokurorit të përkohshëm Arta Marku.Nga 10 deputetë, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Grida Duma janë proceduar per prishje te rendit e qetesise publike.  Kodi penal parashikon deri në dy vite burg për ata që konsumojnë këtë shkelje. Ndërsa 6 deputetë të tjerë akuzohen për kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik dënohet me gjobe.

Nderkohe bie ne sy se policet dhunues, qe dje rrahen jo vetem qytetare por edhe deputete, nuk jane eprfshire fare ne masat e procedimit penal. Kjo eshte “policia qe duam”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here