Ndodh edhe kështu/ Mbajtja me detyrim e maskës, Rama nxjerr kryepolicin për të trembur qytetarët…

0
96

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar duhet të mbajë një maskë, për të minimizuar rrezikun nga infektimi me Covid-19.

Në vend që të nxjerrë epidemiologë dhe të japë argumentet shkencore sepse mbajtja e maskës në publik mund të ndihmojë në uljen e rasteve me Covid-19 ose të mbajë nën kontroll situatën, Kryeministri Rama, ashtu si në rastin e karantinës zgjedh kryepolicin, për të trembur qytetarët.

Veliu tha se qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.

Sipas tij, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti.

“Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës”, tha ai.

Në vijim, Veliu theksoi se në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.

“Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre”, tha Veliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here