FOTO/ U akuzua për konflikt interesi, vjen reagimi i pazakontë i Lu

0
207

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është shumë aktiv në vendin  tonë kjo dihet, po këtë herë duket se e ka tepruar paksa.

Ai ka reaguar me një përgjigje të pazakontë pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Dje Berisha lidhur me çështjen e Kryeprokurorit, tha se ambasadori Lu është në konflikt të hapur interesit duke treguar më pas sipas tij qëllimet e kryeministrit Rama për çështjen “Tahiri”.

“Lu është në konflikt interesi. Lu kërkon me çdo kushtet që Adriatik Llalla të ikë sepse  e vërteta është e zezë mbi të bardhë. Llalla  e ka akuzur LU-në shumë rëndë për korrupsion. Lu kërkon që të ketë një protagonizëm. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X kriminel, apo për x çështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha.

Sot ambasadori amerikan ka gjetur një mënyrë ndryshe nga sa jemi mësuar në përballjen politike për t’iu përgjigjur këtyre akuzave. Ai publikon një listë të prapësive të Babagjyshit të Vitit të Ri, mes gjërave është edhe emri i tij.

STATUSI I AMBASADËS

Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi

Lista e Prapësive e Babagjyshit:

Donald Lu

Qenushë

Futboll

Kafe

Karamele

Trafiku

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Berisha do të reagojë pas kësaj, po që mund të themi pa frikë që ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë është i pari që reagon në këtë mënyrë ndaj një politikani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here