”Është e përvitshme, është bërë si modë!” Pasojat e përmbytjeve në Fushë- Krujë

0
234

Fushë Kruja vijon ende të përballet me pasojat e përmbytjeve të gati dy javëve më parë.

Shumë familje dhe qendra e vetme komunitare për të moshuarit në këtë qytet janë ende mes baltës, ndërsa njësia vendore thotë se punonjësit e saj janë të angazhuar në përballimin e situatës. Ndërkohë bizneset ende nuk i kanë larguar thasët e rërës që përdorin si barrikadë përballë vërshimit të ujit

Gati dy javë pas përmbytjeve shumë familje në Fushë Krujë ende nuk kanë arritur ti lënë pas pasojat.

Banore: “Është bërë e përvitshme, si modë.”

Famijet shprehen se uji u shkatërroi gjithçka që kishin

Banore: “Të gjitha orienditë kanë dalë jashtë përdorimit, edhe shtëpia është bërë e pabanueshme”

Ata kanë marrë ndihmë emergjente, por thonë se nuk u mjafton

Banore:“Na sollën një kuti me ndihma, thashë se mos sjellin ndonjë batanije. Nuk e di, jemi shumë keq.”

Pasojat e përmbytjeve janë ende të dukshme në të gjithë qytetin.

Qendra vetme komunitare për të moshuarit në Fushë Krujë, mbizotërohet nga balta.

Ata ankohen se bashkia e qytetit nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e qendrës.

“Është e gjitha me baltë. Do të shkoj tek Bashkia ti them të vijnë ta pastrojnë. Është turp ta shikojë njeri.”

Zyrtarë të njësisë vendore të kontaktuar për këtë shqetësim, theksuan se aktualisht janë përqëndruar në ndihmë të familjeve, por ndërhyrja do të jetë e shpejtë.

Edhe bizneset në zonat e rrezikuara ende nuk i kanë larguar thasët e rërës që përdorin për ti bërë pritë ujit./Oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here