A ka paguar Edi Rama një ministër të Tony Blair për të sulmuar Lulzim Bashën…?

0
160

Doug Henderson, ish- deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, ministër për Europën në qeverinë e kryeministrit Tony Blair, përmes një artikulli në eureporter.com, akuzon Partinë Demokratike në opozitë, ose një fraksion brenda saj, se po bën gjithçka për të penguar anëtarësimin e dëshiruar në Bashkimin Europian.

Ish-ministri britanik në qeverinë e Tony Blair, i cili ka luajtur rolin e këshilluesit të Kryeministrit Edi Rama dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë edhe kohët e fundit, përmes artikullit shkruan se “duke vënë pengesa në rrugën e veprimeve të ashpra kundër disa reformave thelbësore, Partia Demokratike ka vënë në rrezik rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE”.

Por, akuzat ndaj Lulzim Bashës,  vijnë në kohën kur Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel, nga ku iu tha qartë se hapja e negociatave do të përcaktohet nga reformat dhe ecuria e tyre në muajt në vazhdim.

Duket se lobimi i Kryeministrit ka pasur në fokus edhe sulmet ndaj opozitës, qofshin këto edhe mediatikisht, në një kohë kur asaj i kërkohet që të mos denoncojë çështje që kanë lidhje me realitetin shqiptar:  krimin, drogën dhe lidhjet e tyre me qeverinë.

Dhe në këtë kuadër, duket se Rama ka paguar ose ka përdorur një ministër të Tony Blair, këshilltarit të tij, për të sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Artikulli është botuar në të njëjtën ditë, kur Edi Rama ftonte opozitën në arritjen e një pakti të ri, duke ofruar edhe zgjedhjen e Kryeprokurorit, me kushtin që ajo të mos bënte denoncime të cilat mund të ndikonin në proçesin e hapjes së negociatave.

Artikulli i plotë

Kundërshtimi i çuditshëm në fillim të këtij viti nga partia e djathtë e opozitës, ndaj reformës së sistemit gjyqësor, e mandatuar nga BE, ishte vetëm fillimi.

Kjo u shoqërua nga një bojkot i parlamentit shqiptar dhe më pas nga një kërcënim për të bojkotuar zgjedhjet kombëtare.

Ndërhyrjet diplomatike nga autoritetet e BE-së dhe SHBA-së, eventualisht detyruan PD të bjerë dakord dhe të kandidojë në zgjedhje, të cilat u fituan qetësisht nga Partia Socialiste në pushtet.

Por tani demokratët kanë nisur një fushatë propagandistike që përshkruan kombin e tyre si të mbytur nga droga dhe të kontrolluar nga mafia.

Le të jemi të qartë për këtë.

Shqipëria ka pasur për shumë vite një problem me drogat. Filloi në kaosin që pasoi rënien e diktaturës komuniste 27 vjet më parë.

Në mes të kolapsit ekonomik, kanabisi u shndërrua në prodhimin më fitimprurës. Nën qeveritë pasuese, si të PD-së, edhe të PS-së, kultivimi i kanabisit u përhap dhe bashkë me të, edhe krimi i organizuar.

“Në vitet e para, nuk ishte as e paligjshme,”- tha kryeministri Edi Rama kohët e fundit në një letër personale, jashtëzakonisht të sinqertë, drejtuar të gjithë krerëve të BE.

“Më vonë, policia, prokurorët dhe gjyqtarët mund ta blinin lehtësisht. Kishte mbrojtje politike nga nivelet më të larta të qeverisjes.”

Rama bëri fushatë kundër kontrollit që trafikantë të drogës kishin mbi qeverinë dhe në vitin 2013, PS mori pushtetin. Një nga hapat e parë që ndërmori qeveria e re, ishte një bastisje e madhe policore në fshatin jugor të Lazaratit, i cili për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti i kanabisit të Evropës”.

Prodhimi me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh për vit, u ndërpre!

Ishte jashtëzakonisht e pazakontë, që Lazarati të kishte qenë një zonë e “pashkelshme” për policinë e shtetit.

“Ka shumë gjëra për të bërë”, i shkruajti kryeministri Rama drejtuesve të BE.

“Prodhimi i kanabisit ka nxitur zhvillimin e rrugëve të tregtisë, investimet në pajisjet dhe personelin e transportit që kanë qenë duke u përdorur për kontrabandë nga burime ndërkombëtare.”

Megjithatë, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, tani po fajëson Ramën për gjithçka. Në javët e fundit, ndërsa policia financiare e Italisë njoftoi se mbikqyrja e rregullt ajrore tregoi që kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte zhdukur, Basha u tha intervistuesve se situata ishte përkeqësuar nën qeverisjen e Ramës.

Për më tepër, gjatë kohës që qeveria njoftoi një operacion të ri ndërkombëtar për të ndjekur krerët kriminalë kudo që ishin fshehur, Basha i tha një intervistuesi të Neësëeek se qeveria “nuk kishte ndërmarrë ndonjë angazhim për të ndërhyrë në këtë çështje”.

Beteja mes dy partive kryesore vazhdon. Pasi mbrojtën ‘kapitalin e kanabisit’ nga zbatimi i ligjit, kur partia e zotit Basha ishte në pushtet, kohët e fundit ata u përpoqën të bllokonin një reformë të madhe të sistemit të drejtësisë, që përfshin largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Në vitin 2013, pak para se qeveria Rama erdhi në pushtet, Komisioni Evropian caktoi pesë kushte që duhej të plotësoheshin përpara se të fillonin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: reforma administrative, mbrojtja e të drejtave të njeriut, përparimi në luftën kundër korrupsionit, reforma të gjyqësorit dhe masat e fuqishme kundër krimit të organizuar.

Ka pasur përparime të mëdha në të gjitha këto pika. Por në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallë të lartë të rezistencës nga opozita e udhëhequr prej Bashës.

Duke vënë pengesa në rrugën e veprimeve të ashpra kundër disa reformave thelbësore, Partia Demokratike ka vënë në rrezik rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se 80% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre hyjnë në BE. Prandaj, partia e zotit Basha po pozicionohet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pikëpamjet e popullit të vendit të vetë.

https://www.eureporter.co/ëorld/2017/12/06/are-albanias-opposition-democrats-trying-to-block-eu-accession/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here