FOTO/ Kryemadhi u bashkohet protestuesve në Verri: Po importojnë plehra nga jashtë!

0
197

Kryetarja e LSI-së, Monika Kreymadhi, ka mbërritur në fshatin Verri të Fierit, ku po protestohet prej dy ditësh kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve. Kryemadhi iu është bashkuar sot protestuesve, që kundërshtojnë ndërtimit të inceneratorit në fshatin e tyre.

Ajo shoqërohet dhe nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili është dhe organizator i protestës së 27 Janarit. “Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë, Kryemadhi ka dalë pro banorëve të Verrisë edhe një ditë më parë, kur ata protestuan dhe u përplasën me forcat e policisë. Policia njoftoi sot se kanë arrestuar katër prej protestuesve, duke revoltuar banorët e fshatit të rinisin edhe sot protestën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here