Arrestohet polici duke futur drogë në burg

0
183
26/8/10Prescription drugs with dealing scales and phones which were found and seized in Mountjoy prison.Picture: Finbarr O'Rourke

Një punonjës policie u vu në pranga pasi tentoi të fusë në burgun e Sarandës një sasi heroine.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, polici Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestoi 30-vjeçarin Duka, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë – Punonjës Policie në IEVP Sarandë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë  për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here