Zyrtare/ Largohet Stavri Nica, ekipi i Bylisit mbetet pa trajner

0
191

Tashmë është zyrtare, trajneri Stavri Nica nuk do jetë më trajner i ekipit të Bylisit. Tekniku 63-vjeçar nuk do të drejtojë më skuadrën mallakastriotë për shkak të problemeve shëndetësore dhe i duhet të udhëtojë jashtë vendit për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmi për largimin e Stavri Nicës është njoftuar nga vetë ekipi i Bylisit në Facebook.

 

 

Deklarata e ekipit të Bylisit: 
Sot trajneri Stavri Nica ka kontaktuar me presidencen dhe pjesetare te stafit duke i uruar suksese per momentet e bukura qe kaluan se bashku. Madje, Nica ka shtuar se per momentin do te terhiqet pasi do te kryeje nje nderhyrje jashte vendit!
Ne emer te gjithe Mallakastres, Faleminderit Profesor Stavri Nica!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here