Denoncimi/ Ja personi i dënuar për prostitucion që ndodhet në krah të Arben Ahmetajt

0
220

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital,  ka denoncuar përmes rrjeteve sociale prezencën e personave të botës së krimit në takimin e ministrit Arben Ahmetaj në Kavajë. “Qytetari dixhital denoncon Ministrin Ahmetaj, i cili shkon tek qytetaret e Kavajës i rrethuar nga bota e tij e krimit”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

“Doktor,sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi në Kavajë për të vizituar zonën e përmbytur nën shoqërinë e kreut të PS-së,  Gentian Daja.

Gentian Daja është i dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.

Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes, Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditësh për vjedhjen e tokave në Spille pasi mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Kavajës.

Ky është turpi dhe karshillëku që mafia e veshur me pushtet u shet qytetarëve dhe drejtësisë për të bërë punën e vet!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here