Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka njoftuar banorët e zonës së Kombinatit se mungesa e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe paralajmëron se kjo zonë do vijojë të ketë probleme.
Sipas UKT-së, është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që po kryen një remont në depon e ujit të zonës periferike dhe për rrjedhojë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në furnizim.
UKT paralajmëron se për këtë arsye, zona e Kombinatit do të ketë furnizim të përkohshëm me ujë deri në përfundim të punimeve.
“Operatorët e OSHEE dhe të UKT-së janë të angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet”, thuhet në një njoftim për shtyp.