Andi Bushati: Skandali i Habilajve nuk harrohet nga përmbytjet…

0
152

Analisti Andi Bushati ka folur për situatën dhe menaxhimin e qeverisë por edhe akuzat e opozitës.

Bushati tha se si maxhoranca edhe opozita dikur në qeveri kanë dështuar me menaxhimin e mjedisit dhe marrjen e masave. Ndërsa tha se Tirana është më mirë se vitet e tjera, pasi puna e bërë në verë ka dhënë rezultate.

“U bë viti i disajt që përballemi me të njëjtin fenomen dhe është e vështirë të gjesh të vërtetën. Kemi parë që kur Berisha ishte në pushtet dhe Rama në opozitë, bëhej prapë i njëjti debat. Ka dalë një video, ku Rama tregon atëherë lideri i opozitës që vendi nuk mund të përmbytet në këtë mënyrë. Tani kemi parë Bashën që thotë e gjitha është propagandë, njerëzit po vuajnë etj.

Po përtej debatit të pasinqertë duhet të pranojmë faktin se si njëra palë ashtu edhe tjetra kanë dështuar me menaxhimin e mjedisit dhe marrjen e masave. Po të krahasosh Tiranën e këtij viti me Tiranën e viteve të kaluara, është më mirë. Puna që është bërë që në verë ka dhënë efekte edhe tani ku u përballëm me gjëmat e shiut. Marrim rastin tjetër. U bë shumë debat për rastin e palmave, çfarë shkaktuan etj. Shkoni prapë në autostradë dhe shihni palmat që janë para bizneseve private. I njëjti mot, e njëjta kohë, ato lulëzojnë. Gjithçka me një menaxhim më të mirë, mund të jetë më e mirë. Gjithçka që shihet si pronë e përbashkët dhe për atë nuk kujdeset njeri, edhe palmat thahen, edhe përmbytjet ndodhin dhe ndodh si ajo që ndodhi në autostradë”, tha Bushati, në studion e News 24.

Në lidhje me qëndrimin e opozitës, Bushati u shpreh se ka të vërteta të mbushura me hipokrizi.

“Ajo që thotë opozita që punët mund të bëheshin më mirë, është e vërtetë. Por nuk është bërë as atëherë kur opozita ka qenë në pushtet. Është kollaj të flasësh por puna si sillesh kur je në menaxhim.  Debati si po përballemi me ndryshimet klimatike është debat global dhe nuk i përket vetëm Shqipërisë. Debati ynë lokal është debati për të menaxhuar gjërat e përditshme dhe të zakonshme. Kjo qeveri që kur ka ardhur ka një problem, fokusohet tek punët e fasadës”, tha Bushati.

Analisti i shikon pozitive për imazhin e qeverisë përmbytjet dhe daljen e ministrave e kryeministrit në terren.

“Në qoftë se kemi folur shpesh që kur ndodhi rasti Tahiri, që Rama po krijonte fabula të ndryshme për të hequr vëmendjen, këtë herë Zoti sikur i solli diçka. Ngjarje të tilla gjithmonë i japin pikë qeverive. Aq më tepër që nuk shohim ata politikanët që çirren në parlament, por me flokë të lagura me çizme. Por gjithmonë këto janë faza kalimtare sepse në mendjet e shqiptarëve nuk mund të hiqet skandali Habilaj etj”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here