Aksident/ Pogradec plagosen dy persona

0
151

aksident

 

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në aksin  Qafë Thanë- Pogradec, ku një mjet tip kamion, me targa OH 447 IM, dhe rimorkio me targa OH 320 IJ, me drejtues shtetasin Fatmir Rakimovski, 55 vjeç, banues në Ohër, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip “Peugot” me targa AA 570 IF, të  drejtuar nga shtetasi V.H, rreth 50 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar, shtetasi V.H.,  si edhe vajza e tij shtetasja Sh.H,, rreth 20 vjeç, pasagjere tek automjeti. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku drejtuesi ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vajza e tij jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi V. H,, pas ndihmës mjekësore të marrë, në Spitalin e Pogradecit, u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Drejtuesi i kamionit, u shoqërua në Komisariatin e Pogradecit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat  aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency