Bilanci paraprak/ Mbi 3 mijë familje të përmbytura, 23 shkolla të dëmtuara

0
174

Është mbledhur Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile në raport e analizë lidhur me situatën në vend, ku është raportuar situata aktuale në gjithë vendin pas reshjeve të shumta.

Këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale, ku ka thënë se deri më tani dëmi i madh i reshjeve është shkatërrimi i rreth 3 mijë shtëpive.

Ndërkohe që ka paralajmëruar se pritet të ketë një stabilizim të situatës në vend.

“Kjo sasi reshjesh ka qenë më shumë se në kulmin historik. 266 persona janë shpëtuar në kushtet e emergjencës. Kanë funksionuar pa asnjë problem hidrovoret gjë që është shumë e rëndësishme. Kemi 3300 banesa dhe familje të prekura e të dëmtuara. 23 shkolla nuk janë në gjendje ta rifillojnë mësimin për arsye të dëmtimit”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here