Del sheshit SUPERSKANDALI/ Abuzimi me tokat në Kavajë, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje e qindra hektarëve…

0
239

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në lidhje me abuzimet me tokat në Kavajë, ndërsa akuzon ish-Kryebashkiakun Elvis Roshi dhe kreun e PS-së në këtë qytet për vjedhjen e qindra hektarëve.

Ndërsa shprehet se nuk e di sesi është bërë regjistrimi i pronave te Rana e Hedhun, Malltezi shprehet se ish-kryebashkiaku i Kavajës nuk u arrestua për këto abuzime.

“Pra në Kavajë, kemi jo veç fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?”, shkruan Malltezi.

Postimi i Jamarbër Malltezit

Nuk di si është situata e rregjistrimit të pronave tek Rana e Hedhun dhe për pasojë nuk mund të mbaj asnjë qëndrim. AMA, po shoh një situatë edhe më të rëndë, kur kreu i bashkisë Rroshi bashkë me Kryetarin e PS së Kavajës kanë vjedhur qindra hektare tokë në breg të detit në Kavajë dhe i ka rregjistruar në emër të kushërinjve të Roshit dhe Dajës, por Roshi nuk u arrestua! A kemi standard të dyfishtë?

Për më tepër, u arrestua vjehri i Dajës, z. Cikalleshi që ishte drejtues i hipotekës së Kavajës për këto vjedhje. Por kush është sot drejtuese e hipotekës së Kavajës? Pikërisht vajza e Cikalleshit që është në burg për fallsifikim! Vajza po fshin provat dhe gjurmët e fallsifikimeve dhe prokuroria ka ik në drejtim të paditur. Ky ishte rezultati i konkursit në Kavajë? Nuk ka asnje njeri tjeter vec vajzës së të arrestuarit për fallsifikim pronash Re-Rilindja në Kavajë?

Për të qarë dhe për të qesh është tani situata ku në pronë të vjedhur për të cilën janë në burg fallsifikatorët, Roshi dhe Daja ndërkohë po vijojne me ndërtimet e pallateve vec 40 metra larg detit dhe INUK ka ik ne drejtim të paditur!!!

Pra ne Kavajë, kemi jo veç fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here