Rama në konferencë/  Do rishikojmë buxhetin, me rritje

0
135

edi-rama4444-300x168Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se këtë vit për herë të parë në 5 vitet e fundit do rishikohet buxheti me rritje. Ai premtoi se që këtë vit pritet të ulet defiçiti e borxhi publik. Rama tha se me rishikimin e buxhetit do të shlyhen detyrimet ndaj PAK si dhe do të financohen rrugët e mbetura pa përfunduar në të gjithë Shqipërinë. “Janë 3,2 mld lekë ose 32 milionë dollarë përtej objektivit ambicioz të vendosur bashkë me FMN që na japin mundësi të fillojmë me uljen e deficitit dhe borxhit. Është e para herë pas 5 vitesh që rishikimi i buxhetit bëhet me rritje dhe jo me rënie. Kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite të kishim qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara për tamatame urbanistike dhe më pas kthehej në kuvend për të rishikuar buxhetin me ulje”, tha Rama. Më tej, kryeministri tha se qeveria do i japë fund padrejtësisë më të madhe sociale në vend duke shlyer detyrimet që i ka personave me aftësi të kufizuar. “4,3 mld lekë ose 43 milionë dollarë do shkojnë për personat invalidë, para e tetraplegjikë. Shteti do iu lajë borxhet nga mungesa e plotë e ndjeshmërisë për këtë shtresë. I japim fund padrejtësisë më të madhe sociale e kthyer në instrument për të spostuar paratë për këtë shtresë në funksion të pushtetit”. Kryeministri shtoi se në buxhetin që pritet të rishikohet do përfshihen edhe investime në rrugët e mbetura rrugëve siç i quajti ai projektet infrastrukturore të papërfunduara ende. “15,2 mld lekë ose 152 milionë dollarë shkojnë për investime të lëna rrugëve për infrastrukturë rrugore nga rruga e Valbonës tek Kukës-Kurmë, Lushnje-Berat që është bërë gangrenë, rruga Lin-Pogradec, segmentet e rrugëve Plepa-Rriogozhinë, Korçë-Ersekë. Janë gjithsej 51 projekte që kanë mbetur rrugëve dhe që kanë arritur të financohen në 50% financohen në 100%. Do ju rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë natë”, tha Rama. Kryeministri përmendi edhe vazhdimin e rreth 100 projekteve të tjera rrugore, që ai i quajti “të pashpresa ku është hedhur vetëm çakulli”.

Nga njëra anë do mbyllim kapitullin që ka penguar ndërtimin e xhamisë së re dhe do mbajmë zotimin për xhaminë e re pa pallat dhe super-merkato ngjitur sic ishte projekti nga Bashkia e Tiranës për arsye që i di mirë bashkia e tiranës dhe i dinë të gjithë se nuk jemi këtu të themi se kush e kishte pallatin dhe super-markatën.

parku i vënë në dispozicion do jetë i besimit dhe besimtarëve, pa apartamente për të shitur dhe për të mbajtur.

Ata kanë teqet e tyre, por dhe kryegjyshati Baba Reshati që ende nuk prehet i qetë atje ku wshtw për shkak se ky projekt ende nuk ka përfunduar se është financuar dhe do financohet nga ky komunitet dhe ne do ndihmojmë ta cojmë deri në fund.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency