Një shuplakë zgjimi për të gjithë, Basha: Hafizi u shpërfill nga shteti dhe shoqëria që kanë humbur forcën e reagimit ndaj krimit

0
134

Halimi: Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përvecse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhërit të mbrojtjes

 

Pas vrasjes së gjytares së Rrethit Gjyqesor Shkoder, Fildez Hafizi ka reaguar lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një status në profilin e tij në facebook tha se shteti e braktisi gjyqtaren edhe pse kërkoi ndihmë ajo u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humb forcën që të reagojë. “Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes”. Në shkrimin e tij Basha tha se jeta e humbur e Hafizit është një tragjedi që nuk duhet të kishte ndodhur por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. “Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt”.

 

Sali Berisha

 

Ish – kryeministri, Sali Berisha në një postim në facebook tha se vrasja e gjyqtares Hafizi është një akt i shumtuar, një vrasje e paralajmëruar në mes të ditës. “Ekzekutimi i gjykateses Fildes Hafizi, nje krim i shemtuar, nje vrasje e paralajmeruar!. Te dashur miq, sot nje grua, nene, gjykatese Fildes Hafizi u vra ne mes te dites dhe ne mes te rruges nga ish bashkeshorti i saj, i cili dy vjet me pare i kishte vendosur asaj revolen ne balle ne mes te plazhit te Golemit dhe ishte liruar ne menyren me te papergjegjshme nga organet e drejtesise, me gjthe tentativen per ejzekutim publik, arme mbajtje pa leje”. Berisha deklaron se organet e shtetit nuk bënë asgjë në parandalimin e veprës mizore. “Duke denuar me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe shprehur ngushellimet me te sinqerta femijeve dhe familjareve te te ndjeres, denoj gjithashtu indiferencen kriminale te organeve te shtetit, te cilat me qendrimin e tyre te papergjegjshem nuk bene asgje per parandalimin perkundrazi lehtesuan vepren mizore, vrasjen e saj te paralajmeruar!

Krimineli shkrehu kembezen e dores se tij te zeze, por vrasjen e bene ata qe qendruan ne anen e vrasesit dhe nuk i dhane gjykteses mbrojtjen qe meriton” – tha Sali Berisha.

 

Eduard Halimi

 

Pas vrasjes së gjyqtares ka reaguar edhe ish – ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Ai në shkrimit e tij tha se është i tronditur nga vrasja makabre dhe gjyqtarëje Hafizi ka qenë një magjistre e shkëlqyer. “I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi. Ajo ka qënë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve. Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përvecse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhërit të mbrojtjes por padyshim ndërshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit”. Sipas Halimit krime të tilla makabre kërkojnë ndëshkim të ashpër.“Krime të tilla makabre kërkojne ndërshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur denime maksimale për këta monstra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit”.

 

 

Jorida Tabaku

Në një shkrim në profilin e saj në facebbok, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur e tronditur në lidhje me vrasjen e gjykatësës Fildez Hafizi ditën e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj në Tiranë. Tabaku shtoi se vrasësi i sotëm” ka përfituar nga amnistia e votuar nga parlamenti 1 vit më parë. “Ne 2016 parlamenti votoi nje amnisti qe prekte shume kategori, nder to amnistoi dhe vrasesin e sotem te nje nene, vajze e gjygjtareje. Une nuk e votova ate amnisti elektorale, ku me se shumti qeveria amnistonte dhe krime te renda”. Ajo ka shkruar më tej se kur një gjykatës nuk mbron dot veten, si ia bënë një i papunë. “Sot ndjehem e tronditur nga ajo qe ka ndodhur ne mes te Tiranes. Kur nje gjykatese nuk mbron dot veten, si ia ben nje e papune? Cfare ndodh larg Tiranes? Per ate qe ndodhi sot, faji eshte i sistemit, i politikes qe ka ngritur kete sistem dhe i kujtdo qe ka amnistuar nje vrases. Une sot ndjehem fajtore, per aq sa me takon, e te gjithe sot duhet te jemi kokeulur. Sot nje jete ka ikur e nuk kthehet dot me!” – tha Tabaku.

 

Gazmend Bardhi

 

Ministri teknik i Drejtësisë,  Gazmend Bardhi e ka dënuar ashpër vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj. Në një reagim, ministri i Derejtësisë thotë se kjo është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Sipas Bardhit, mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre. “Ministria e Drejtesise shpreh tronditjen e thelle nga lajmi I trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Ministri i Drejtesise  Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjere, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale”. Ai ka theksuar se është kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare. “Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per sho‎qerine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.

Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise‎. Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira”.

 

Manjani: Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë

 

Ish – Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një shkrim tha se policia e shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast dhe se Fildesi ka qenë një studente ekselente. Në shkrimin e titulluar “Lajm shokues”, Manjani tha “një zonjë, një nënë, një juriste dhe gjyqtare shumë e zonja humbi jetën nga dhuna barbare!E humbi jetën pas një dhune permanente. Policia e Shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast! Fildesi ka qenë një studente ekselente. Përfundoi edhe Magistraturën shumë mirë.

Ishte një qytetare me rregulla dhe me moral e karakter të fortë!. Nuk ka më fjalë për këtë akt barbar!”. Ai thekson se kjo është një përvojë tjetër ndërmjet qytetarisë dhe barbarisë.

“Një provë tjetër e luftës ndërmjet Qytetarisë dhe Barbarisë! Qytetaria sot u godit rëndë!

Sistemi ligjor e shtetëror ende i trajton barbarët si qytetarë të barabartë! Kulmi i dështimit!

Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm!Na rrofshin, task-forcat; delta-forcat; forcat e armatosura se pikë force nuk kanë!!!. Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!. Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here