Skandal/ Tekstet për fëmijët shqiptarë, nxisin dhunë dhe urrejtje. 

0
148

tekstet skandalShembuj skandalozë, me helme, vrasje dhe dhunë: janë këto që mësojnë fëmijët shqiptarë në shkollat tona. Një pjesë e këtyre teksteve janë publikuar dje gjerësisht në rrjetet sociale duke shfaqur një fenomen të papëlqyeshëm, faktin që nxënësit instruktohen në bankat e shkollës me akte të papërshtatshme për moshën e tyre. Kështu, fëmijët e klasës së dytë fillore mësohen në tekstet shkollore që të pinë ujë me shkumës. Në këtë mënyrë atyre do t’i hipë temperatura dhe mund të mos shkojnë në shkollë. Po kështu, në librat e fëmijëve parashikohen raste, kur babai i alkoolizuar vret nënën dhe më pas përfundon në burg. Kështu, fëmijët rrinë jetimë. Pasi u dhanë shembujt e parë, me dhjetëra raste të tjera janë publikuar nga prindërit e fëmijëve duke nxjerrë në pah përmasat skandaloze të gafave me tekstet shkollore. “GSH” e BalkanWeb po publikojne fotografitë e teksteve me disa nga shembujt më skandalozë të mënyrës së si edukohen fëmijët shqiptarë nga bankat e shkollës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency